Aplikacione

Evocco për uljen e emetimeve të karbonit


Evocco, një startup me qendër në Dublin, do të mundësojë që konsumatori ta ketë më të lehtë matjen e ndikimit klimatik të ushqimeve që konsumojnë.

“Kjo ju lejon të gjurmoni, përmirësoni dhe kompensoni ndikimin në klimë të blerjeve tuaja ushqimore”, është shprehur Hugh Weldon, bashkëthemeluesi i startup-it për agjencinë e lajmeve CNN.

Nëpërmjet aplikacionit Evocco, përdoruesit mjafton të fotografojnë faturën e tyre të blerjeve ushqimore dhe kjo bën që aplikacioni të identifikojë produktet ushqimore duke skanuar tekstin e shtypur dhe duke përdorur të mësuarin e makinerisë.

Më tej, Evocco përllogarit gjurmën e karbonit bazuar në vendndodhjen e dyqanit dhe duke kontrolluar llojin, peshën dhe origjinën e një ushqimi krahasuar me një bazë të dhënash.

Për sa i përket bazës së të dhënave, ato mirëmbahen nga një kompani vlerësimi e ciklit jetësor me seli në Zvicër, e cila quhet Eaternity.

Në rastet kur fatura nuk përmban të dhëna të mjaftueshme për një produkt, Eaternity jep një vlerësim të bazuar në produkte të ngjashme dhe pika referimi si statistikat kombëtare të importit dhe eksportit. Ato përcaktojnë se nga ka të ngjarë të ketë ardhur një produkt i caktuar.

Aplikacioni, i cili aktualisht është i disponueshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë, u ofron mundësinë përdoruesve që të kompensojnë blerjet e tyre duke kontriubuar në iniciativën irlandeze jofitimprurëse, Go Carbon Natural. Kjo iniciativë merret me mbjelljen e

Themeluesi i Go Carbon Natural, John Beckett, është shprehur se njerëzit duhet të marrin përgjegjësi personale për krizën klimatike.

“Aplikacione si Evocco e bëjnë më të lehtë për njerëzit që të angazhohen me sfidën dhe të ndërmarrin veprime pozitive dhe kuptimplota”, ka shtuar Beckett.

CNN tregon se aplikacioni kërkon të ndërgjegjësojë publikun për gjurmët e karbonit të ushqimeve të ndryshme. Gjithashtu ai ndihmon në identifikimin e ndryshimeve të rëndësishme mes artikujve si sezonaliteti dhe jep këshilla se si të zvogëlohen emetimet e blerjeve.

Evocco u themelua në vitin 2017 nga Weldon dhe Ahmad Mu’azzam. Ai është i disponueshëm në pajisjet iOS dhe Android pa pagesë dhe është shkarkuar më shumë se 1 mijë herë që nga fundi i vitit të kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore