Lajme

Evakuimi nga Mariupol-i do të mundësohet sot, thonë autoritetet ukrainase


Autoritetet e Mariupol-it kanë njoftuar mundësinë e evakuimit të civilëve në territorin e kontrolluar të Ukrainës.

Lajmi u raportua nga mediat vendase, duke cituar shërbimin për shtyp të Këshillit të Qytetit Mariupol.

“Zyrtarisht. Sot është e mundur të evakuohen civilët nga Mariupol në Zaporozhye. Mbledhja e njerëzve në orën 16:00 pranë qendrës tregtare ‘Port City'”, thuhet në deklaratën e publikuar më herët.

Këshilli Bashkiak u bëri thirrje gjithashtu të gjithëve që kanë të afërm apo të njohur në Mariupol të përpiqen t’i kontaktojnë me çdo mënyrë.

Më 29 prill forcat ruse përdorën armëpushimin për të avancuar në kufijtë rreth Azovstal-it.

Një ditë më pas, Këshilli Bashkiak i Mariupol-it raportoi se kishte ende shpresë për një evakuim të mundshëm.

Njëzet civilë u shpëtuan gjithashtu nga rrënojat në territorin e Azovstal-it. Ata u dërguan në një vend të caktuar, nga ku grupi do të shkonte në Zaporozhye.

Më 26 prill, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua me presidenti rus Vladimir Putin në Moskë.

Pas takimit, ai garantoi se Moska zyrtare kishte rënë dakord të përfshinte organizata ndërkombëtare në evakuimin e njerëzve nga Azovstal-i.

Të nesërmen, Kremlin-i e mohoi këtë informacion.

Dmitry Peskov deklaroi në një konferencë se nuk kishte marrëveshje specifike për evakuimin e Azovstal-it nga Kombet e Bashkuara në Rusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore