Sport

Europa League/ “Nderi’ evropian i Leicester-it kalon nga Rusia


Një ndeshje do të luhet këtë të mërkurë në Europa League. Spartak-u i Moskës do të presë në kryeqytetin rus anglezët e Leicester-it.

Ndeshja do të luhet në “Otkritie Arena” duke filluar nga ora 16:30. Kjo ndeshje do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave.

Skuadrat do të përballen për javën e tretë të fazës së grupeve. Ato janë pjesë e Grupit C. Së bashku me to është dhe Napoli me Legia-n e Varshavës.

Spartak-u ka tre pikë pas dy ndeshjeve të para. Një humbje në shifrat 1-0 përballë Legia-s dhe një fitore 3-2 me Napoli-n.

Leicester-i ka një pikë pas dy javëve të para. Ka humbur me rezultatin 1-0 me Legia-n dhe ka barazuar në shifrat 2-2 me Napoli-n.

Formacionet e mundshme:

Spartak-u 3-5-2: Maksimenko; Dzhikiya, Gigot, Rasskazov; Ayrton, Zobnin, Bakaev, Litvinov, Moses; Sobolev, Larsson.

Leicester-i 3-4-1-2: Schmeichel; Amartey, Vestegaard, Soyuncu; Castagne, Dewsbury-Hall, Soumare, Thomas; Perez; Iheanacho, Daka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore