Kosova

Eurodeputetja Moreti: Kurti dhe Vuçiç kanë përgjegjësi për të gjetur zgjidhje


Deputetja e Parlamentit Evropian, Alekssandra Moreti.

Deputetja e Parlamentit Evropian, Alekssandra Moreti, ka thënë këtë të mërkure se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë “përgjegjësi të madhe për të gjetur një zgjidhje për të dyja vendet”, sepse “qytetarët kanë frikë nga dhuna dhe duan paqe”.

Në një prononcim për “FoNet”, ajo ka përmendur edhe rezolutën e Parlamentit Evropian, ku ndër të tjera bënë thirrje për dialog dhe de-eskalim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se ka pasur shumë episode dhune, prandaj duhet gjetur zgjidhje.

“Mesazhi që po dërgon Evropa është se qytetarët e Serbisë duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e zgjerimit. Serbia ka nevojë për Evropën”, pohoi ajo, duke ritheksuar domosdoshmërinë e de-eskalimit në marrëdhëniet me Kosovën.

Eurodeputetja italiane pohoi se duhet të gjendet një ekuilibër, dhe se “ne duam normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe Serbia duhet të gjejë rrugën e saj dhe të bashkohet me ne përmes reformave”, potencoi Moreti, bashkëkryesuese e Komitetit për Stabilizim dhe Asociim të Serbisë dhe BE-së.

Ekskluzive: Kosova u pajtua qysh të shtunën me ‘planin e ri’ evropian – pritet takim me Vuçiç-in në Forumin e Paqes në Paris dhe heqje sanksionesh pas takimit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore