Lajme

Eurodeputeti: Njohja nga Izraeli – Shembull për pesë vendet e BE-së që s’e njohin Kosovën


Lukas Mandl, Eurodeputeti austriak dhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri

Eurodeputeti austriak dhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Lukas Mandl, në një intervistë për albinfo.ch është shprehur se njohja e Kosovës nga Izraeli, ishte gjë e befasishme dhe e gëzueshme.

“Në fakt Kosovën duhet ta njohin më në fund si shtet të pavarur edhe pesë shtetet anëtare të BE-së. Njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Izraeli ka qenë dhe është një befasi e gëzueshme. Nuk e kisha menduar asnjëherë që Izraeli do ta njihte Kosovën para këtyre shteteve. Për mua është ky një gëzim i veçantë, sepse me Izraelin dhe izraelitët kam gjithashtu lidhje të ngushta”, është përgjigjur Mandl nga një pyetje e këtij mediumi.

Ai konsideron se Izraeli u bë shembull për pesë shtetet tjera anëtare të Bashkimin Evropian të cilat ende nuk e njohin shtetin e Kosovës.

“Vendimi i Izraelit është një vlerësim i madh për Kosovën dhe njëkohësisht ai ndikon për të shtuar presionin mbi këto pesë shtete anëtare të BE-së për të marrë vendim sa më të shpejtë”, tha nder te tjera eurodeputeti austriak Mandl.

Izraeli e njohu shtetin e Kosovës pas arritjes së Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nënshkruan më 4 shtator 2020 marrëveshjen për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë Bardhë, para ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore