Sport

Espanyol-i gjunjëzon Real-in, madrilenët humbin ndeshjen e parë të sezonit në ligë


Espanyol-i ka arritur një fitore të madhe përballë Real Madrid-it në “Cornella El Prat”.

Në një ndeshje ku Real Madrid-i vinte si favorit, gjithçka ishte ndryshe në takim.

Katalunasit e vegjël jo vetëm që fituan, por edhe dominuan takimin deri të goli i dytë.

Dëmin i pari e bëri Raul de Tomas, që me një lëvizje të mençur në zonë ndëshkoi Thibaut Courtois-in duke i tundur fundin e rrjetës.

Espanyol vazhdoi dominimin e ndeshjes edhe në pjesën e dytë.

Ky dominim u shpërblye me gol kur Aleix Vidal me një lëvizje maestrale parakaloi Nacho-n, pastaj shënoi për 2-0.

Real-i u “ngjall” pas pësimit të golit të dytë.

Në minutën e 71-të, me një lëvizje shumë të bukur jashtë zonës, Benzema shënoi golin e tij të nëntë në La Liga këtë edicion.

Edhe në minutën e 84-të Real-i shënoi, me anë të Eden Hazard, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Përkundër humbjes madrilenët mbesin në krye të tabelës, kurse Espanyol-i ngjitet në nëntë pikë.

Real Sociedad me një fitore eventuale mund të marrë kreun e tabelës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore