Lajme

Escobar përfundon vizitën në Sarajevë me Përfaqësuesin e Lartë, Christian Schimdt


I dërguari i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi i Lartë për BeH, Christian Schdimt

Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i ShBA-së dhe i dërguari i posaçëm i Joe Biden në Ballkanin Perëndimor në përfundimin e vizitës së tij në Bosnje dhe Herzegovinë, u takua me Përfaqësuesin e Lartë në BeH Christian Schmidt rreth “mbrojtjes së Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”.

Siç u bë e ditur në llogarinë në Twitter të Ambasadës së ShBA-së, Escobar shprehu kënaqësinë që pati mundësinë të diskutonte me Përfaqësuesin e Lartë Schmidt për angazhimin e përbashkët për mbrojtjen e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe për funksionalitetit më të madh në BeH.

Një ditë më parë, në fund të vizitës së tij në BeH, diplomati amerikan tha në një video-mesazh për qytetarët e BeH se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë përmes dialogut, por nëse është e nevojshme të bëjnë gjithçka që është e domosdoshme për të siguruar suksesin e këtij vendi”.

Gjatë vizitës së tij në BiH, Eskobar u takua me anëtarët e presidencës së BeH-sl, Zheljko Komshiç, Shefik Gjaferoviç dhe Milorad Dodik.

Ai u takua gjithashtu me udhëheqjen e të dy dhomave të Asamblesë Parlamentare të BeH-së dhe përfaqësuesit e partive në pushtet dhe opozitë në nivel të BeH dhe dy njësive të saj.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në prag të vizitës së tij në BeH, ai theksoi se “nuk do të ketë luftë në BeH”, ndërsa në lidhje me lëvizjet e pushtetit në Republikën Srpska të udhëhequr nga Milorad Dodik, Escobar vlerësoi se “Dodik mbron pushtetin dhe pasurinë e tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore