Erling Braut Haaland është një ndër futbollistët më të kërkuar në botë.
Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund është në radarin e shumë skuadrave të mëdha Evropiane.
Duke filluar nga Arsenal-i, e deri te Real Madrid-i, të gjithë janë lidhur të paktën një herë me norvegjezin.
Ndër skuadrat e interesuara është edhe Manchester United.
Klubi i kuq nga Manchester-i ende beson se ka mundësi për të siguruar shërbimet e Haaland nga Dortmund.
Dhe kjo për një arsye të vetme, që është trajneri i skuadrës, Ole Gunnar Solskjaer.
Më parë, Ole e ka pasur Haaland-in në shërbimet e tij, gjatë kohës kur të dy ishin te Molde.
Haaland duket se do të qëndrojë te Dortmund këtë verë, andaj edhe United beson se në verën e ardhshme ata mund të jenë të parët në radhë për të siguruar shërbimet e tij.
Gara nuk do të jetë e lehtë, por me skuadrën të cilën po ndërton, United shpreson që të bind edhe Haaland-in.
Ai ka një klauzolë prej 75 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila mund të aktivizohet vetëm në vitin 2022.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Qeveria miraton rritjen e pagave të administratës, synohet mesatarja 105 mijë lekë
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
Raportet e shefit të ri të NATO-s me Kosovën