Shqipëria

Erion Veliaj drejt mandatit të tretë të sigurt si kryebashkiak


Procesi i numërimit të votave vijon edhe në kryeqytet ku rezultatet paraprake nxjerrin fitues kandidatin e Partisë Socialiste, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku aktual regjistron 87 mijë e 691 vota (54.38 për qind) nga 530 Qendrat e Votimit të numëruara deri më tani.

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka regjistruar 56 mijë e 213 vota ose 34.86 për qind deri më tani.

Kujtojmë që në Tiranë janë gjithsej 941 Qendra Votimi në total.

Kandidatët e tjerë kanë regjistruar respektivisht: Arlind Qori – 7 mijë e 689 vota, Roland Bejko – 6 mijë e 924 vota, Marko Dajti – 1 mijë e 525 vota, Lajla Përnaska – 1 mijë e 221 vota.

Ky do të jetë mandati i tretë i Veliajt si administrator i kryeqytetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore