Sport

Erion Braçe komenton Vllaznia-Partizani dhe “shigjeton” Dukën


Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, që është dhe tifoz i Partizanit, ka komentuar ndeshjen midis Vllaznisë dhe Partizanit. Në reagimin e tij në mediat sociale, Braçe nuk ka lenë pa hedhur fjalë edhe për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën.

Ndeshja u luajt në “Loro Boriçi” në Shkodër, por shirat e rënë së fundmi e kishin rënduar shumë terrenin.

Në median sociale, Braçe shkruan:

“Partizani”.

“Dominim total dhe në fushë me bar, shi edhe në baltë. Topi i Partizanit, goditjet e Partizanit, rastet e Partizanit. Pa baltën e Armandit edhe golat e Partizanit. E Armandit sepse nuk luhet çdo katër ditë dhe një herë në borë, e herën tjetër në baltë”.

“Greva e Armandit po bën baltë çdo fushë”.

“Nejse çuna, bravo për zemrën, forcën, shpirtin, luftën edhe çunave të Vllaznisë”.

“Aaa edhe një gjë. I kursyet lekët Rrapushit dhe Sudes”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore