Aplikacione

Eric Yuan, transferon 18 milionë të aksioneve


Eric Yuan, themeluesi i platformës për video konferenca, Zoom, ka transferuar rreth 18 milionë aksione të tij me vlerë më shumë se 6 miliardë dollarë.

Agjensia e lajmeve, BBC, tregon se Yuan-i, i cili është njëkohësisht edhe shefi ekzekutiv i platformës, javën e kaluar ka transferuar rreth 40% të aksioneve të tij në kompani.

Sipas një zëdhënësi të platformës, transferimet kanë të bëjnë me praktikat e planifikimit të pasurisë së shefit ekzekutiv. Ai ka shtuar se “shpërndarjet u bënë në përputhje të trusteve të Eric Yian-it dhe gruas së vet”.

Për shkak të pandemisë, aplikacioni pësoi një rritje të konsiderueshme. Pasuria e Yuan-it shkoi paralelisht me fuqizimin e Zoom-it pasi një numër në rritje i studentëve dhe profesionistëve e përdorin platformën për t’u lidhur me internet.

Zoom-i e nisi rrugëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2011 duke e kthyer Yuan-in në një miliarder, i cili aktualisht numëron një vlerë prej 13.7 miliardë dollarësh.

Sipaa BBC, aksionet e kompanisë janë trefishuar në 12 muajt e fundit dhe se ajo posedon një vlerësim tregu prej 100 miliardë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore