Lajme

Erdogan u përpoq të zbusë tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë


Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se vendi i tij po vazhdon përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhjen e kongjestionit politik në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “TRT”.

“Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur bllokimin politik në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit të qeverisë turke, cituar nga TRT-ja.

Duke folur për sfidat ekonomike me të cilat u përball vendi i tij vitin e kaluar, Erdogan tha:

“Problemi ynë më serioz ishte inflacioni, i cili arriti në 64.27 për qind me bazë vjetore. Në muajt në vijim do të shohim se si do të ulet gradualisht kjo normë”.

Ai tha se këtë vit do të vazhdojë rrugën e tij me një rritje mesatare vjetore prej një milion punonjësish.

“Ne do të zbatojmë një program falë të cilit do të ulim inflacionin në 20 për qind”, shtoi presidenti turk.

Ai iu referua edhe ngjarjeve në Brazil, duke thënë se Turqia dënon dhunën ndaj presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva.

“Dua të shpreh trishtimin dhe shqetësimin tonë për incidentin e fundit në Brazil. Ne dënojmë dhunën ndaj Lula-s, i cili mori në mënyrë legjitime presidencën në zgjedhjet e mbajtura në Brazil”, përmbylli Erdogan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore