Lajme

Erdogan dëshiron ta bëjë ushtrinë turke më të fortën në botë


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se trupat e vendit të tij tashmë mund të përfshihen në listën e më të fortëve.

Kjo, duke pasur parasysh suksesin e operacioneve të gjashtë viteve të fundit.

Erdogan njoftoi gjithashtu planet për të forcuar ushtrinë në nivelin më të fortë në botë.

Lajmi u bë i ditur gjatë një fjalimi në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Stamboll, shkruan Agjencia Anadolu.

“Ne do të vazhdojmë hapat për të forcuar ushtrinë, deri në shndërrimin e saj në më të fortën në botë. Në rrugën e zhvillimit të mëtejshëm të Turqisë, ne i kushtojmë rëndësi të veçantë rritjes së potencialit parandalues ​​të Forcave të Armatosura Turke”, theksoi kreu i shtetit.

Sipas tij, tashmë Forcat e Armatosura të shtetit po tregojnë suksese të reja, pavarësisht mungesës së caktuar të personelit.

Në veçanti, Presidenti i Turqisë vuri në dukje fuqinë e ushtrisë së vendit të tij në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë pjesëmarrjen në operacionet ndërkufitare.

“Lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë derisa ky kërcënim të eliminohet plotësisht”, shtoi ai.

Erdogan siguroi gjithashtu se partnerët ndërkombëtarë po bëhen më të interesuar për stërvitjet ushtarake në Turqi.

Sipas tij, në stërvitjet më të fundit të EFES në vend kanë marrë pjesë 39 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Turqia dhe populli i saj janë të gatshëm të kontribuojnë për fitoret në çdo pjesë të botës. Ne e kemi demonstruar këtë në Azerbajxhan dhe Libi”, përmbylli lideri turk.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Ankaraja “nuk i harron ata që i kthyen shpinën”.

Erdogan tha se disa vende anëtare të NATO-s nuk e mbështesin Turqinë në luftën kundër terrorizmit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore