Sport

Endri Çekiçi i jep tri pikët Konyaspor-it në frymën e fundit (VIDEO)


Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Endri Çekiçi, ka shënuar golin e vetëm në përballjen mes Konyaspor-it dhe Antalyaspor-it.

Sfida u luajt për javën e 17 të Superligës turke. Goli i 25-vjeçari në minutën e 90+2, i dha tri pikët Konyaspor-it, që shkon në kuotën e 33 pikëve dhe është ndjekësi më i afërt i Trabzonspor-it të vendit të parë që ka 42 pikë.

Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi luaji për 71 minuta, por nuk mundi të linte gjurme. Zymer Bytyqi i Kombëtares së Kosovës luajti gjithashtu për 71 minuta, por duke qenë ndër më të mirët në fushën e blertë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore