Lajme

EMA: Vaksina AstraZeneca mund të shkaktojë mpiksje gjaku


Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka zbuluar lidhjen e mundshme të vaksinës së Oxford-it, AstraZeneca, me rastet shumë të rralla të mpiksjes së gjakut tek pacientët me trombocite të ulëta gjaku.

Komiteti i Sigurisë i EMA-s doli në përfundimin se disa mpiksje gjaku të pazakonta, mund të ndodhin për shkak të vaksinës britanike.

“Ema i rikujton të gjithë profesionistëve të shëndetësisë dhe personave që do të marrin vaksinën britanike, se ka mundësi të rralla të mpiksjes së gjakut. Kjo, e kombinuar me presion të ulët të gjakut. Mund të ndodhin deri në dy javë pas vaksinimit”.

Kjo shkruhet në deklaratën për shtyp të lëshuar nga EMA.

Shumica e rasteve është regjistruar tek gratë nën moshën 60 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore