Lajme

Elon Musk është zgjedhja më e keqe si njeriu i vitit nga “Time”, thonë kritikët


Vendimi i revistës prestigjioze “Time” për të shpallur miliarderin Elon Musk si njeriu i vitit 2021, është kundërshtuar ashpër nga kritikët, për shkak të qëndrimit që manjati ka ndaj sistemit të taksimit dhe qasjes kundrejt masave ndaj COVID-19.

Musk, prej pak kohësh, ka tejkaluar shifrën e 300 miliardë dollarëve pasuri, duke u bërë jo vetëm njeriu më i pasur në botë, me një ndryshore të madhe ndaj rivalit të tij, Jeff Bezos, por edhe njeriu i parë, i cili tejkalon të 300-at në rangun e miliardëshit.

Ndër zërat e parë kundër vendimit të “Time”, ishte senatorja Elizabeth Warren. Nëpërmjet Twitter-it, ajo iu kundërvu zgjedhjes dhe bëri apel për rritjen e taksimit ndaj miliarderëve.

“Le ta ndryshojmë sistemin e manipuluar të taksimit”, shkruan Warren. “Kështu, njeri i vitit, do të paguajë taksa sa duhet”.

Në të njëjtën linjë, është edhe kongresmenja amerikane Pramila Jayapal.

“Është koha që Elon Musk të paguajë nivelin e duhur të taksimit”, shkruan ajo në Twitter, duke ironizuar efektin e kohës me emrin e revistës.

Autori Kurt Eichenwald, nuk komentoi fillimisht mbi zgjedhjen e “Time”. Por, pasi pa arsyetimin e revistës, ai shkroi se është totalisht kundër. Mbi të gjitha, kur kaq shumë zhvillues të vaksinës mRNA kanë shpëtuar miliona jetë njerëzish.

https://twitter.com/kurteichenwald/status/1470462022617911301?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1470462022617911301%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Ftechnology%2F2021%2Fdec%2F14%2Felon-musk-time-person-of-the-year-worst-ever-choice-say-critics

Vetë Elon Musk, i ka kursyer fjalët e tepërta. “Faleminderit”, shkroi ai në Twitter duke etiketuar revistën.

Të tjerë sakaq, kanë filluar të hedhin foto të “heronjve” të tyre personalë nën etiketimin “njeriu im i vitit”.

Por, në fund të ditës, ajo çfarë mbetet, është fitorja e Musk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore