Art&dizajn

Ekspozita ” Fjala” në Muzeun Historik Kombëtar


Në Muzeun Historik Kombëtar vjen ekspozita e piktorit Alfred Nini “Fjala”, si një refleksion mbi kohët e pazakonta që po kalojmë dhe një kërkim shpirtëror.

Ministrja e Arsimit, Elva Margariti, e ka promovuar atë në median sociale, Facebook, duke e ilustruar me pamjet e disa fotove nga ekspozita.

“E para ishte Fjala!

Mbështjellë me një frymë mistike, si një reflektim mbi jetën, mbi këto kohëra të vështira që po kalojmë, por edhe me ngjyra shprese, vjen ekspozita e piktorit Alfred Nini, në Muzeun Historik Kombëtar.

Përtej çdo vështirësie dhe kohësh të pazakonta, arti e gjen rrugën e vet”, shkruan ajo .

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore