Ekskluzive: Zgjedhjet Lokale në Kosovë, Balotazhi – EXIT POLL i Albanian Post në orën 19:00
Në minutën e parë që zyrtarisht mbyllen të gjitha vendvotimet në Kosovë – në orën 19:00, do të publikohen rezultatet e EXIT POLL të Albanian Post për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë.
Bashkë me Institutin “Source”, Albanian Post do të sjellë ekskluzivisht rezultatet e para në Komunat e Kosovës me fillim në orën 19:00.
Rezultatet dhe numrat e fituesve të këtyre zgjedhjeve do të mund t’i ndiqni LIVE në web-sajtin e Albanian Post, në Facebook-un e Albanian Post dhe gjithashtu në kanalin e sajtit në Youtube.
Po ashtu, rezultati i EXIT POLL do të jepet drejtpërdrejtë edhe në televizionin “T7”.
Përveç shifrave të fituesve, do të tregohen edhe trendet gjatë gjithë ditës dhe kah ka lëvizur vota për gjatë votimit.
I gjithë rezultati do të përcillet më pas me analiza në studio.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com