Shqipëria

Edith Harxhi: “Procesi i votimit me probleme të mëdha”


Në një komunikim me mediat, të dielën e 13 qershorit, kandidatja për kryetar të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka deklaruar se procesi i votimit ka pasur probleme të mëdha.

Sipas saj, një numër i konsiderueshëm anëtarësh që janë kontribues në parti, nuk kanë votuar sepse nuk janë në lista.

Ajo nënvizoi se sipas të dhënave të saj ka shumë qendra në vend që kanë raportuar probleme.

Sakaq, një tjetër problem, shtoi Harxhi është edhe votimi i atyre që nuk kanë emrin në listë dhe nuk kanë kartë anëtarësie dhe po lejohen vetëm me karta identiteti.

Ajo ka denoncuar më tej edhe fotografimin e fletës së votimit.

Lidhur me raportimet, Harxhi foli edhe për votime familjare në Kavajë dhe Mat.

“Kjo është e patolerueshme. Ky proces ka probleme të mëdha, por pavarësisht kësaj kërkoj që të gjithë anëtarët të dalin të votojnë masivisht”, deklaroi Harxhi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore