Sport

Edi Reja: Na duhet fitorja përballë Polonisë, medoemos


Trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja doli këtë të hënë në konferencë për shtyp për të folur rreth ndeshjeve vendimtare të këtij muaji.

Reja u shfaq mjaftë optimist duke u treguar besim plotë në skuadrën e tij.

Për trajnerin italian, katër pikë do të ishin ideale nga ky muaj, me fitoren përballë Polonisë që konsiderohet rezultat i domosdoshëm.

Janë dy lojtarë të rëndësishëm. Kanë cilësi dhe dinamizëm. Kanë goxha peshë në lojën e skuadrës tonë”, u shpreh Reja për Abrashin dhe Laçin.

Dyshja nuk do të jenë pjesë e skuadrës gjatë këtyre ndeshjeve, për shkak të problemeve fizike.

Mirëpo, Reja thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar sepse “Kemi një grup të madh lojtarësh, kemi zgjidhje të tjera”.

“Nuk dua të bëj konstatime të tilla, janë 2 ndeshje shumë të forta, për mua është e rëndësishme që Shqipëria po rritet”, tha Reja kur u pyet për parashikimet e tij.

“Jemi skuadër kompetitive, një humbje na largon nga ëndrra që kemi”.

“Është e detyrueshme që të marrim dy rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Reja.

Kur u pyet se pse janë ftuar 11 mbrojtës, Reja tha:

“Unë gjithmonë duhet të bëj zgjedhjet e mija, kam marr dy lojtar për çdo rol të fushës. Kam tre lojtar në qendër. Kam marrë gjashtë  në këtë rast, ka ardhur Dermaku që është rikuperuar, ashtu si edhe Veseli që ka pasur problem fizike, jam kurioz të shikoj gjendjen dhe të bëj vlerësimet”.

Sa i përket sulmit, Reja thotë që “Asnjë zgjidhje nuk do të bëhet deri sa të shihet gjendja e futbollistëve”.

“Manaj sfidën e fundit ka bërë një paraqitje 90 minuta dhe sapo është transferuar tek Spezia, ka luajtur dhe më duhet të shoh sesi është këtë javë”.

“Broja dhe Cikalleshi kanë luajtur, kam marrë sa më shumë dhe dua të shoh sa më shumë”.

“Deri të shtunën duhet të shoh dhe të vendos se si është gjendja deri përpara ndeshjes”.

Sa i përket takimeve, Reja u shpreh se “me Poloninë me doemos duhet të fitojmë sepse është rivali ynë në grup, nuk kemi asnjë alternativë tjetër”.

“Dua t’i marrim ndeshjet një pas një. Tani kemi Hungarinë një sfidë vendimtare dhe më pas me Poloninë”.

“Në rastin më të keq”, vazhdon Reja, “dua që të marrim me çdo kusht tre pikë me Poloninë që të ruajmë pozicionin dhe për të shpresuar deri në fund. Por për mua idealja është 4 pikë në këto dy ndeshje.

Në fund, trajneri i kuqezinjve kishte edhe disa fjalë për skuadrat që do të kualifikohen nga grupi.

Është e kot të flasësh për Anglinë, është skuadra më e mirë, thuajse e ka të sigurt kualifikimin”.

“Duhet të kemi kujdes Poloninë, që është rivali jonë kryesor. Shanset varen nga ne, e kemi ne në dorë, nëse mundim Poloninë jemi në rrugë të mbarë”, u shpreh Reja.

Shqipëria të shtunën viziton Hungarinë, deri sa të martën e javës së ardhshme, pret Poloninë në ndeshjen vendimtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore