Sport

Edhe Laura Fazliu mbetet pa medalje


Edhe Laura Fazliu nuk arriti të sigurojë medalje në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Fazliu është mposhtur edhe në luftën e repesazhit, në kërkim të medaljes së bronztë.

Ajo u mund nga xhudistja hungareze, Szofi Ozbas, në kategorinë deri në 63 kilogramë, derisa rrugëtimi i saj mbyllet si xhudistja e shtatë e botës në këtë kategori.

Ndryshe, Laura e nisi ditën shumë mirë, duke arritur me lehtësi deri në çerekfinale, ku u mposht nga xhudistja sllovene, Andreja Levski.

Kujtojmë që në rrethin e parë, Fazliu e mposhti xhudisten afrikane, Nadia Matchiko Guimendego.

Në raundin e dytë shënoi fitore ndaj polakes, Iva Obertan dhe në raundin e tretë e mposhti brazilianen, Ketleyn Quadros.

Kështu, Kosova mbetet pa medalje edhe pas ditës së dytë të Kampionatit Botëror të xhudos, ku më herët u mposhtën edhe dy kampionet olimpike: Nora Gjakova e Distria Krasniqi, si dhe garuesit tjerë, Akil Gjakova, Erza Muminoviq e Flaka Loxha.

Tani shpresat për një medalje do të mbeten te e vetmja xhudiste kosovare, Loriana Kuka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore