Përballje

E shtuna në Serie A sjell derbin mes Atalanta-s dhe Lazio-s


Ndeshjet e së shtunës në Serie A janë interesante dhe fillojnë nga ora 15:00 deri në 20:45.

Ndeshja e parë në Serie A do jetë derbi mes Atalanta-s dhe Lazio-s.

Të dy skuadrat po kalojnë një formë të ngjajshme, pasi të dy ekipet kanë dy fitore, një barazim dhe dy humbje në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Atalanta ka disa mungesa të mëdha, dhe njëra nga to është edhe Berat Xhimshiti e Robin Gosens.

Momentalisht Atalanta radhitet në pozitën e pestë me 18 pikë, ndërsa Lazio janë në vendin e gjashtë me një pikë më pak se Atalanta.

Pas ndeshjes mes Atalanta-s dhe Lazio-s, në ora 18:00 do fillojë dueli mes Verona-s dhe Juventus-it.

Juventus patën një fillim të dobët të sezonit, por ata po kalojnë një formë mjaft të mirë pas tre ndeshjeve të para.

Bianconerit kërkojnë pikët maksimale në këtë përballje, pasi ata vinë nga një humbje përballë Sassuolo-s.

Verona në anën tjetër po kalojnë formë të mirë po ashtu, në pesë ndeshjet e fundit ata kanë dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Deri më tani, Juventus radhiten në pozitën e shtatë me 15 pikë dhe Verona janë në vendin e 10-të me 12 pikë.

Ndeshja përmbyllëse e së shtunës do luhet në ora 20:45 mes Torino-s dhe Sampdoria-s.

Të dy skuadrat kanë formë të ngjajshme, pasi Torino radhiten në pozitën e 13-të me 11 pikë dhe Sampdoria janë në vendin e 15-të me vetëm nëntë pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore