Sport

E premtja, dita për debutimin e Messi-t


Pas 21 vitesh, Lionel Messi u largua nga Barcelona.

Në rrethana të padëshiruara, argjentinasi u detyrua të largohet nga dera e pasme e klubit në të cilën ai dëshironte të mbyllte karrierën.

Fanella e parë që Messi do të veshë pas Barcelonës, është ajo e PSG-së.

Messi u bashkua me ish-shokun e skuadrës, Neymar, dhe rivalin e përjetshëm, Ramos, në kryeqytetin francez.

Të shtunën, para ndeshjes me Strasbourg, ai, në krah të Ramos-it, Hakimi-t, Donnarumma-s dhe Ëijnaldum-it, u prezantua në “Parc des Princes”.

Por, koha e shkurtër për përgatitje fizike, e bëri të pamundur që Messi të debutonte në ndeshjen e parë të PSG-së si vendas.

Debutimi i tij pritet të ndodhë të premten.

Stadiumi i parë në ligën franceze që do ta pres Messi-n me fanellën e PSG-së, do të jetë “Stade Francis-Le Ble” i Brest-it.

Ndeshja luhet më 20 gusht, me fillim në orën 21:00.

Ende nuk është e sigurt nëse Messi do të luaj në një skuadër me yllin Kylian Mbappe, që ende është i pavendosur për të ardhmen e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore