Shqipëria

E pazakontë, SPAK thërret të gjithë fshatin në gjyq


Pothuajse të gjithë banorët e fshatit Kozare të Kuçovës kanë përfunduar në gjyq.

Ngjarja e pazakontë ndodhi gjatë ditës së mërkurë, ku me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), kanë ardhur për të dëshmuar 240 persona të fshatit Kozarë.

Arsyeja e dëshmisë së tyre është bërë një vendim i SPAK-ut për konfiskimin e pasurisë së Bektash Shtëpënjës, subjekt i OFL-së, pasi djali i tij rezulton i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për dy shtëpi dhe tokën, duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokombajna, me të cilën punon prej vitit 1991, si dhe nga viti 1980 ka qenë pjesë e kooperativës

Për te justifikuar pasurinë e tij prej dy shtëpiash, një garazhi dhe një automjeti janë thirrur pothuajse të gjithë fermerët e fshatit të tij.

Sipas tyre, Shtëpënja nuk mund t’i justifikojë të ardhurat pasi për punën që bënte për korrjen e grurit dhe te mbjellat, paratë ja jepnin në dorë.

Nga ana tjetër, i akuzuari nuk ka qenë sot i pranishëm në gjyq, me arsyen se “jam duke korrur grurin e fshatit”.

“Kur te mbarojë gruri vij ne gjyq, por kam të ardhura me djersë e pune, jo siç thotë OFL-ja. S’jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit, siç thotë SPAK, por jam punëtor”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore