Sport

E kërkoi Strakoshën, por Newcastle transferon tjetër portier


Newcastle United deri pak ditësh ishte skuadra favorite për transferimin e portierit shqiptar, Thomas Strakosha.

Megjithatë, me shumë gjasë nuk do të ndodhë ky transferim, pasi që bardhezinjtë thuhet se kanë arritur marrëveshje me një tjetër portier.

Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, Newcastle ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit të Burnley-t, Nick Pope, me këtë të fundit që do t’u kushtojë rreth 10 milionë euro miliarderëve.

Burnley ra në Championship gjatë këtij sezoni dhe Pope nuk dëshironte të largohej nga Premier League, ndaj ngulmoi për transferimin te Newcastle, që tashmë thuhet është kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Nga ana tjetër, Strakosha duhet të mendojë për ta shqyrtuar ndonjë ofertë tjetër, pasi që ai tashmë është i lirë, që nuk vazhdoi kontratën me klubin e Lazio-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore