Shqipëria

E humbur prej 48-orësh: Gjendet trupi i pajetë i 48-vjeçares


Policia e Shtetit ka konfirmuar të dielën e 26 dhjetorit se pas 48-orësh kërkim, është gjetur e pajetë 48-vjeçarja me iniciale Sh.H., në një grykë (shpellë).

Forcat e RENEA-s dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër kanë bërë të mundur gjetjen e trupit – me mjete më të specializuara.

Autoritetet dyshonin se viktima ishte vetëhedhur në një grykë në fshatin Meshqerraj.

Shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë fillimisht në vendin ku mendohej se ishte vetëhedhur 48-vjeçarja.

Në vijim, pasi është gjetur trupi është bërë dhe nxjerrja e tij nga vendi ku ishte hedhur viktima.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Më herët, ishte bashkëshorti i viktimës që do kallëzonte në polici largimin e saj nga banesa.

Pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një gryke (shpellë) u gjetën telefoni i saj dhe një fletore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore