Sport

E dashura e Berishës akuzon atë për dhunë, futbollisti rrezikon dënim me burg


Futbollisti i Fenerbahce-s, Mërgim Berisha, është nën shënjestrën e gjykatave në Turqi, teksa është akuzuar nga e dashura e tij, Vesa Vllasaliu, se ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Kjo e fundit ka ngritur akuzën se përveç përdorimit të forcës ndaj saj, Berisha edhe e ka ndaluar atë të marrë sendet personale nga banesa ku jetonin të dy.

Ndërkohë, futbollisti nga Kosova ka marrë edhe një paralajmërim nëse nuk respekton vendimin e gjykatës.

Pra, në rast se Berisha tenton t’i afrohet sërish Vesës në shtëpinë e saj apo në vendin e punës së saj, atëherë ai rrezikon të përfundojë në burg për një periudhë njëmujore.

Çifti jetonte së bashku prej vitit të kaluar dhe kishte në plan martesën, por kohët e fundit tensionet kishin shoqëruar jetën e futbollistit dhe të dashurës së tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore