Sport

E ardhmja e Bale do varet nga kualifikimet e Kupës së Botës


E ardhmja e Gareth Bale do të varet nga kualifikimi i Uellsit në Kupën e Botës, sipas agjentit të tij.

32-vjeçarit, Bale, nuk i është ofruar vazhdim i kontratës dhe do të largohet nga Real Madrid këtë verë kur t’i skadojë kontrata.

Anësori ka bërë vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat për Madrid-in që nga kthimi nga huazimi i sezonit në Tottenham verën e kaluar.

Raportet pretendojnë se nëse Uellsi fiton play-offin e Kupës së Botës kundër Skocisë ose Ukrainës muajin e ardhshëm, Bale do të përpiqet të gjejë një klub të ri me një kontratë afatshkurtër për të luajtur në turneun e Katarit përpara se të tërhiqet nga futbolli.

“Ai largohet nga Real Madrid-i, por ne duhet të presim për të parë se çfarë është në gjendje të bëjë Uellsi”, tha agjenti i Bale, Jonathan Barnett.

“Gjithçka varet nëse Uellsi kualifikohet në Kupën e Botës. Pastaj ne do të vendosim… A ka më shumë gjasa që ai të kthehet në Angli? Mendoj se po, por ne duhet të presim dhe të shohim nëse Uellsi kualifikohet për Kupën e Botës”, shtoi Barnett.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore