Lajme

Dy vëllezër gjenden të mbytur në pishinën e shkollës, edhe pse rojet ishin të pranishëm


Dy vëllezër adoleshentë janë mbytur në pishinën e Lincoln Community School në New Jersy, SHBA, më 8 qershor.

Lajmi u bë i ditur nga Departamenti i Policisë së Bayonne, i cili njoftoi gjithashtu se po zhvillohet një hetim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Sipas kapitenit të policisë Eric Amato, Departamenti i Policisë së Bayonne, bëhet fjalë për dy djem, të moshave 16 dhe 19 vjeç, të cilët sapo i kishin nxjerrë nga pishina e shkollës nuk ishin në gjendje të merrnin frymë.

Ndërkohë, thanë dëshmitarët dhe tre rojat e shpëtimit në detyrë, se dy viktimat u vunë re se ishin në gjendje të vështirë në fund të pishinës.

Një roje plazhi u fut në pishinë dhe u zhyt për të kontrolluar djemtë, por ai vuri re se dy viktimat e kishin të pamundur të dilnin në sipërfaqe. Më pas u rifut në pishinë me dy shpëtimtarët e tjerë.

Të tre rojet e shpëtimit arritën t’i nxirrnin të dy viktimat nga pishina dhe filluan menjëherë masat për shpëtimin e jetës, por ishte tepër vonë.

Dy viktimat, të cilët më vonë u konstatuan se ishin vëllezër dhe banues të Bayonne, u transportuan në Qendrën Mjekësore Bayonne.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore