Sport

Dy ndeshje si një finale, Koln-i dhe Holstein Kiel-i luajnë për elitën e futbollit gjerman


Bundesliga gjermane aktualisht ka të konfirmuara 17 ekipe nga 18 të mundshmet, për sezonin e ardhshëm. Ekipi i fundit pritet të dalë nga faza e play-off që zhvillohet midis Koln-it të Bundesligës dhe Holstein Kiel-it të Bundesligës së Dytë.

Koln-i e mbylli sezonin në vendin e 16-të në Bundesligë duke arritur t’i shpëtojë rënies së menjëherëshme nga kategoria, por do të kalojë në sitën e play-off.

Holstein-i e mbylli sezonin në vendin e tretë në Bundesligën e Dytë, pas Bochum-it dhe Greuther Furth-it të Mërgim Mavrajt.

Dueli i parë midis Koln-it dhe Holstein-it do të zhvillohet në “Rhein Energie Stadion”, të mërkurën, duke filluar nga ora 18:30. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 29 maj, ne orën 18:00 në “Holstein-Stadion”.

Futbollisti me orgjinë shqiptare, Elvis Rexhbecaj, që aktivizohet në radhët e Koln-it është në dyshim aktivizimi për këtë ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore