Tokyo 2020

Dy herë kampionia e botës, Miroslaw, vendos rekord olimpik në Tokio


Aleksandra Miroslaw nga Polonia ka arritur të vendosë rekord të ri olimpik në ngjitje sportive.

Ajo ka regjistruar kohën 6.97 sekonda, duke vendosur kështu zyrtarisht një rekord të ri me 0.04 sekonda më shpejt se ai i mëparshmi.

Yulia Kaplina e Rusisë, që mban edhe rekordin botëror, nuk mundi të linte gjurmë në këtë garë.

Në dy vendet pas Miroslaw u renditën Anouck Jaubert e Francës dhe Song Yiling e Kinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore