Sport

Dumfries pritet të transferohet te Newcastle


Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Newcastle United ka bërë të ditur se janë të gatshëm ta transferojnë mbrojtësin e Inter-it, Denzel Dumfries.

Mbrojtësi holandez është një nga tre yjet që mund të largohen nga “Stadio Meazza” në verë për t’i stabilizuar financat e Interi-t.

Sipas “Gazzetta”-s, skuadra e Premier Leauge-s, Newcastle, është ndër klubet e interesuara dhe kanë bërë të ditur se do të hidhen në sulm për lojtarin.

Agjentja e tij, Rafaela Pimenta, besohet se ka zhvilluar bisedime me disa klube të Premier League gjatë muajve të fundit, duke përfshirë Chelsea-n dhe Manchester United.

(Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Djajtë e Kuq” janë gjithashtu të interesuar për shokun e skuadrës së Dumfries në Inter, Lautaro Martinez-in, por zikaltrit nuk janë të gatshëm ta shesin sulmuesin argjentinas dhe as nuk do të dëgjojnë ofertat për të.

Ndryshe nga Lautaro, Dumfries, Marcelo Brozovic ose Andre Onana mund të largohen nga “Stadio Meazza” në fund të sezonit edhe pse Inter-i mund të shesë vetëm një prej tyre gjatë verës.

Çmimi i Dumfries besohet të jetë rreth 40 milionë euro. 27-vjeçari iu bashkua Inter-it në një marrëveshje prej 15 milionë eurosh nga PSV në vitin 2021 dhe ka shtatë gola në 87 paraqitje nën drejtimin e Simone Inzaghi-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore