Bota

Dubai/Arrestohen një grup turistësh pasi kryenin fotografi nudo


Një grup grash është arrestuar nёn akuzёn e shthurrjes publike pas një fotosesioni nudo në natyrë nё qytetin e Dubait.

Video tё postuara nё internet ditёn e shtunё, tregojnё njё grup grash qё fotografohen tё zhveshura nё ballkon.

Gratё e arrestuara janё shtetase ruse. Sipas njofimeve flitet të jenë të jenë shoqëruar rreth 12 gra, por mediat ruse kanë raportuar se në xhirimin e fotove ishin të përfhsirë rreth 40 persona.

Konsullata ruse ka reaguar duke i pёrshkruar akuzat si “tё rёnda”.

“Ata iu drejtuan Konsullatës së Përgjithshme për ndihmë, por është e vështirë të bësh diçka këtu”, tha konsullata.

“Organizatori i xhirimit do tё përballet me 18 muaj burg”, raporton agjensia Ria Novosti.

Shthurja publike mbart një dënim deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 5000 dirham (981 £).

Shumë nga ligjet e Emirateve të Bashkuara Arabe bazohen në Ligjin e Sheriatit, ku njerëzit mund tё burgosen për shfaqje publike të dashurisë dhe marrëdhënieve homoseksuale.

“Sjellje të tilla të papranueshme nuk pasqyrojnë vlerat dhe etikën e shoqërisë Emirate. Çdo person që jeton ose viziton vendin u nënshtrohet ligjeve të saj: nuk ka përjashtime për turistët”, tha nё një deklaratë policia e Dubait.

Ka pasur disa raste të arrestimeve tё turistëve nё Dubai që kanё tёrhequr veçanërisht vëmendjen.

Në vitin 2017, një grua britanike u dënua me një vit burg për marrëdhënie seksuale konsensuale me një burrë me të cilin nuk ishte e martuar. Marrëdhënia doli në dritë kur gruaja e raportoi atë për dërgimin tё mesazheve kërcënuese tek autoritetet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore