Jetesë & Stil

Dua Lipa në listën e më të mirëve, lë pas emrat më të njohur të muzikës


Sukseset për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa kanë qenë të shumta vitet e e fundit. Një ndër arritjet e saj më të mëdha ka qenë albumi ”Future Nostalgia”, i cili edhe pse u publikua në një periudhë aspak të lehtë për të gjithë botën, atë të pandemisë, i dha artistes një sukses të padiskutueshëm.

Ky album vijon të pëlqehet shumë dhe këtë e ka treguar Dua përmes një postimi në rrjetet sociale. “Future Nostalgia” ka arritur të renditet në vendin e dytë si më i dëgjuari në mbarë botën.

Në këtë mënyrë, Dua ka lënë pas albumin e suksesshëm “After Hours” të artistit kanadez, The Weekend.

Para pak ditësh, Lipa zbuloi se ka kaluar shifrën prej 63.5 milionë dëgjuesve mujorë në Spotify, gjë të cilën e arriti për herë të dytë në të gjithë karrierën e saj.

Ajo ka lënë pas artistë shumë të njohur duke u bërë kështu këngëtarja e tretë më e dëgjuar në të gjithë botën. Dua u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total.

Më herët, “Future Nostalgia”, shënoi një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68 mijë e 926 kopje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore