Jetesë & Stil

Dua Lipa kremton përvjetorin e lidhjes me regjisorin francez, Romain Gavras


Këngëtarja shqiptare me reputacion ndërkombëtar, Dua Lipa vazhdon të mbetet një prej artisteve më të suksesshme në botën e muzikës botërore, njëherësh edhe goxha e komentuar.

Lipa komentohet vazhdimisht për projektet e saj muzikore, dhe jo vetëm. Edhe jeta intime e artistes vazhdon të rrëmbejë vëmendje nga miliona fansat që numëron.

Kësisoj, Dua, 27-vjeçe pos që po e shijon suksesin në muzikë, kohë po i kushton edhe romancave të njëpasnjëshme, teksa një postim të fundit në llogarinë e Instagramit, ajo ia ka kushtuar lidhjes me regjisorin francez 42-vjeç, Romain Gavras.

Ylli i hitit “New love” e kishte publikuar muaj më parë lidhjen me partnerin aktual, por gjërat duket se kenë nisur shumë më herët – në postimin në fjalë, Dua e uron të dashurin për përvjetor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Gëzuar përvjetorin zemër”, ka shkruar artistja, karshi një imazhi ku ajo shihet duke e përqafuar Gavrasin.

Për Gavras, Lipa nuk është e para grua me famë të nivelit global dhe me origjinë shqiptare, pasi që i njëjti kishte qenë në romancë dashurie me artisten tjetër nga Kosova, Rita Orën.

Në anën tjetër, sipas mediumit Cosmopolitan, Dua Lipa ka takuar një sërë burrash me nam viteve të fundit – më saktësisht, veç prej vitit 2019, ajo ka pasur lidhje me: kuzhinierin, Isaac Carew, modelët Paul Klein dhe Anwar Hadid, aktorin Aron Piper, komedianin Trevor Noah si dhe rep artistin, Jack Harlow.

Përndryshe, Dua së shpejti do të debutojë si aktore, në filmin e shumë përfolur “Barbie”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore