Përballje

Drita – Sigal Prishtina, sfida hapëse e sezonit të ri në basketbollin e Kosovës


Këtë të martë do të fillojë edicioni i ri i basketbollit të Kosovës, Art Motion Superliga, ku do të zhvillohet vetëm një takim.

Sfida hapëse e basketbollit vendor do të jetë ajo mes Dritës dhe Sigal Prishtinës, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Drita këtë edicion është ngjitur në elitën në basketbollin e Kosovës, kurse Prishtina janë skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës.

Prishtinasit kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, sesa në të kaluarin edhe pse sezonin e fundit fituan Kupën dhe Superkupën.

Ndërkaq për shkak të masave anti-COVID, të gjitha ndeshjet e basketbollit në Kosovë, do të zhvillohen pa praninë e shikuesve dhe me masa strikte.

Ndërsa ndeshjet e tjera të xhiros së parë do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.

XHIROJA I

E martë

19:00 Drita – Sigal Prishtina

E mërkurë

17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Prizreni 16 – Rahoveci

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore