Sport

Drita njofton për largimin e kapitenit të tyre


Ardian Limani i ka ndarë rrugët me klubin e Dritës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjilanas, të cilët e falënderojnë kapitenin e tyre për kontributin në 304 ndeshje.

“Ju njoftojmë që pas një takimi në mes të drejtuesve të klubit dhe kapitenit tonë Ardian Limani, jemi dakorduar që t’i ndajmë rrugët e bashkëpunimit”, shkruan klubi i Dritës.

“Ishte kërkesa e kapitenit që nëse klubi gjen mirëkuptim, ta lejojmë të lire në mënyrë që t’u krijohet hapësirë lojtarëve tjerë dhe klubi e ka respektuar vendimin e tij”.

“Lamtumira më e ngrohët ju dha kapitenit më të trofeshëm në histori te klubit dhe me më së shumti paraqitje në klubin Drita, me gjithsej 304 ndeshje në të gjitha kompeticionet”, ka shkruar Drita në Facebook.

Përveç Limanit, nga Drita janë larguar edhe Hamdi Namani dhe Ilir Blakçori.

Raportohet që Ardian Limani mund ta vazhdojë karrierën te Shkëndija e Tetovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore