Sport

Drejtuesit e Liverpool-it kërkojnë që të shtyhet ndeshja ndaj Arsenal-it


Drejtuesit e klubit të Liverpool-it kanë bërë një kërkesë te Federata e Futbollit të Anglisë, që ndeshja gjysmëfinale e Kupës Carabao kundër Arsenalit të shtyhet.

Kjo kërkesë nga ana klubit të Liverpool-it vjen pasi që brenda skuadrës thuhet se ka shumë futbollistë të infektuar më COVID-19.

“Konfirmojmë që është dorëzuar një kërkesë për shtyrjen e gjysmëfinales së Carabao Cup, që ishte në program për t’u zhvilluar të enjten ndaj Arsenal-it, pasi që kemi numër në rritje të rasteve pozitive me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu edhe stërvitja e planifikuar për t’u zhvilluar të martën nga klubi i “the reds” është anuluar për shkak të infektimit me coronavirus.

Përveç kësaj, Liverpool-i do të vuajë edhe mungesat e dy yjeve kryesorë të ekipit, Mohamed Salah dhe Sadi Mane, pasi që kanë udhëtuar vendlindjet e tyre për të zhvilluar Kupën e Afrikës.

Pra, trajneri Jurgen Klopp do të ketë të vështirë të kompletojë skuadrën për ndeshjen ndaj Arsenal, sikurse edhe për ndeshjet e tjera të këtij muaji.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore