Lajme

Drejtori i Lartë i NDI-së, Arianit Shehu, merr mirënjohje speciale nga ushtria jordaneze


Arianti Shehut, Drejtor i Lartë i NDI merr cmim nga Jordania

Një prezantim i flotës dhe një shëtitje me komandantin e flotës ushtarake, ka qenë forma se si Arianti Shehut, Drejtor i Lartë i NDI (Instituti Kombëtar Demokratik) për Lindje të Mesme, i është prezantuar një çmim në shenjë mirënjohje nga shteti i Jordanisë.

Shehu u shpërblye nga Komanda e Marinës Jordaneze në shenjë të falënderimit për përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë Jordaneze në luftimin e terrorizmit në Lindje të Mesme.

“Është nder dhe kënaqësi të pranoj këtë shpërblim dhe të falënderoj Armatën Jordaneze, dhe Marinën e saj në veçanti për përkushtimin dhe punën e palodhshme në luftimin e terrorizmit”, ka deklaruar Shehu në pranimin e çmimit.

Çmime të tilla nga Komanda e Marinës Jordaneze ndahen për personalitetet që japin kontribut të veçantë në sferat e ndryshme të rritjes së kapaciteteve institucionale në Jordani.

Në pranim të çmimit, Shehu është një njoftuar edhe me një pjesë të artilerisë ushtarake jordaneze.

Arianit Shehu

Vetë NDI shkruan në faqen zyrtare se Shehu është një nga ekspertët kryesorë të NDI-së për forcimin e shoqërisë civile, zgjedhjet, forcimin parlamentar dhe programet e avokimit me bazë qytetare.

Ai ka hartuar, menaxhuar dhe mbështetur projekte të suksesshme dhe novatore të asistencës për zgjedhjet dhe demokracinë me NDI për 18 vitet e fundit në më shumë se një duzinë vendesh në Evropën Qendrore Lindore, Euroazi dhe Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Më parë, Shehu ka menaxhuar programet e forcimit të shoqërisë civile të Institutit në Kazakistan, Kosovë dhe Egjipt.

Përveç kësaj, Shehu shërbeu si trajner dhe konsulent kryesor për programet e NDI në Bahrein, Liban, Maqedoni, Turqi dhe West Bank/Gaza.

Në emër të Institutit, Shehu ka koordinuar misionet ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Egjipt dhe Liban, si dhe mori pjesë në misione ndërkombëtare në Kirgistan, Ukrainë dhe Jemen.

Arianti Shehu

 

Ai po ashtu është i regjistruar si ekspert i zgjedhjeve në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim të Evropës (OSBE).

Gjatë punës së tij, Shehu ka bashkëpunuar ngushtë edhe me drejtues të shoqërisë civile nga Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Sllovakia dhe në vitin 2001 ka asistuar në krijimin e Rrjetit Evropian të Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve (ENEMO).

Në vjeshtën e vitit 2002, Shehu punoi në fushatën e Martha Fuller Clark për Kongresin Amerikan.

Përpara se të punonte me NDI, ka punuar me L.A. Times. Ai ka diplomë master në Administrim Biznesi dhe inxhinieri nga Universiteti i Prishtinës.

Shehu shërbeu gjithashtu si studiues në Universitetin St. Andrew në Britaninë e Madhe dhe jep leksione periodike në universitetet e Filadelfias dhe Al Bayt në Jordani.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore