Sport

Dramë veroneze në ‘San Siro’, Milan-i kthen disavantazhin e dy golave


Një dramë e vërtetë për Hellas Verona-n ka qenë sfida e luajtur në “San Siro” përballë Milan-it vendas. Miqtë ishte në avantazh të dy golave në pjesën e parë, teksa në pjesë të dytë ndryshoi gjithçka me tre golat e kuqezinjëve.

Milan-i u përballë me Hellas Verona-n në ndeshjen e javës së tetë në Serie A. Sfida ishte e fundit për këtë të shtunë në kampionatin italian. Më herët u luajtën sfidat Spezia – Salernitana, e përfunduar në shifrat 2-1 dhe Lazio – Inter, e përfunduar në shifrat 3-1.

Edhe pse ndeshja foli më shumë për Milan-in, pjesa e parë do të ishte dështim për ta. Jo nga loja, por nga rezultati. Dy gola shënuan miqtë, për të vulosur shifrat në 0-2.

Fillimisht shënoi Gianluca Caprari në të 7-ën minutë dhe më pas Antonin Barak në të 24 minutë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Milan-i i Stefano Pioli-t ishte me ide dhe konkretizim më të qartë në lojë. Olivier Giroud-i ngushtoi rezultatin në 1-2 në minutën e 59.

Në minutën e 76, kuqezinjtë fitojnë një 11 metersh, të cilin e shëndron në gol, Franck Kessie. Vetëm dy minuta më vonë, do të vinte dhe goli i përmbysjes.

Mbrojtësi i Verona-s, Koray Gunter, në tentativë për të larguar topin nga zona, e dërgon në rrjetë, duke mos i lënë kohë reagimi portierit të tij, Lorenzo Montipo-s.

Me autogolin e Gunter-it u vulosën dhe shifrat përfundimtare të takimit në 3-2. Tri pikë për Milan-in që ngjitet në krye të Serie A, me 22 pikë. Një pikë më pak ka Napoli i vendit të dyte, por dhe me një ndeshje më pak.

Renditja e Serie A:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore