Gjykata Speciale

Dragica Bozhaniç nis dëshminë kundër ish-krerëve të UÇK-së në Speciale


Dragica Bozhaniç

Të enjten në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dragica Bozhaniç, është dëshmitarja e 17-të në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 16-të, dëshmia e të cilit për tri ditë me radhë është dëgjuar në seancë private.

Seanca ku po dëgjohet Bozhaniç është e hapur për publikun ndërsa në pyetje fillimisht po e merr atë Zyra e Prokurorisë së Specializuar.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Cezary Michalczuk, ka thënë se dëshmitarja bashkë me familjarët e saj është nxjerrë nga shtëpia e saj në rajonin e Rahovecit nga pjesëtarë të UÇK-së.

Më pas, siç e ka thënë Michalczuk, serbët e asaj ane UÇK-ja i kanë çuar në një fshat afër dhe më pas i ndanë burrat dhe gratë.

Prokurori tha po ashtu se pasi i ndanë burrat e gratë, dëshmitarja e ka parë edhe një herë burrin e saj të majivosur dhe s’e ka parë më kurrë.

Personat e mbajtur ka thënë prokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë liruar më pas nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Cezary Michalczuk: Bashkëshorti juaj ka qenë mësues?

Dragica Bozhaniç: Po, ka qenë mësues dhe ka qenë edhe drejtor shkolle

Cezary Michalczuk: Bashkëshorti ishte anëtar apo pjesëtar i ushtrisë serbe në vitin 1998?

Dragica Bozhaniç: Jo, nuk ka qenë asnjëherë në ushtri, ka pasur problem me veshkat.

Cezary Michalczuk: Të gjithë burrat e fshatit e kishin për detyrim të kryenin shërbimin ushtarak?

Dragica Bozhaniç: Burrat e tjerë kanë pasur për detyrim, por jo bashkëshorti im.

Cezary Michalczuk: Ky detyrim shtrihej edhe për shqiptarët e fshatit?

Dragica Bozhaniç: Po.

Cezary Michalczuk: Shoqërohej me shqiptarët e fshatit?

Dragica Bozhaniç: Po.

Të enjten nis seanca dëgjimore e dëshmitarit të 17-të kundër ish-krerëve të UÇK-së

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore