Përballje

Dortmund e Eintracht Frankfurt triumfojnë përballë Arminia Bielefeld e Bochum


Ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Arminia Bielefeld përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Dortmund dominuan plotësisht ndeshjen, ku kishin 20 raste shënimi, dhe zotëronin topin 60% të ndeshjes.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 21-të me anë të Marius Ëolf, i cili u asistua nga Thorgan Hazard.

Vendasit kishin edhe mundësi të tjera shënimi, por nuk i shfrytëzuan ato për të arritur një fitore më bindëse.

Arminia Bielefed po insistonin po ashtu në minutat e fundit, por kjo ishte shumë vonë për të arritur barazimin, pasi Dortmund e donin fitoren më shumë.

Dortmund radhiten në pozitën e dytë me 53 pikë, ndërsa Arminia Bielefeld janë në vendin e 15-të me 25 pikë.

Ndeshja tjetër mes Eintracht Frankfurt dhe Bochum përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Ndeshja filloi mirë për mysafirët, pasi shënuan në minutën e 19-të me anë të Sebastian Polter.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Bochum, por gjithcka ndryshoi në pjesën e dytë të ndeshjes.

Goli i barazimit erdhi menjëherë në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 46-të, të cilin e shënoi lojtari i Bochum, Erhan Masovic në portën e gabuar.

Goli i dytë erdhi menjëherë pas gjashtë minutave, të cilën e shënoi Daichi Kamada.

Eintracht Frankfurt radhiten në pozitën e nëntë me 37 pikë, kurse Bochum janë në vendi e 11-të me 32 pikë.

Kujtojmë se ndeshja e fundit e së dielës në Bundesligë ka filluar nga ora 19:30 mes Greuther Furth dhe RB Leipzig.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore