Sport

Doncic zbulon se çfarë aftësi do të merrte nga Zion


Luka Doncic dhe Zion Williamson, dy nga superyjet më të rinj të markës, “Jordan”, ishin në Paris, Francë për turneun më të madh në botë të streetball të dielën.

Zion, 22 vjeç dhe Luka, 23, u panë të ulur së bashku në eventin Quai 54 dhe mbajtën një konferencë shtypi.

Gjatë konferencës për shtyp, Doncic zbuloi se cilën pjesë të lojës së yllit të New Orleans Pelicans do të dëshironte të kishte.

Ylli i Dallas Mavericks bëri shaka duke thënë se ai tashmë mund të kërcej si Zion, duke e përjashtuar atë si një opsion.

“Unë kam të njëjtin kërcim, kështu që nuk do ta pranoja kërcimin. Por jo, shpejtësia dhe kërcimi janë të pabesueshme”, tha Doncic.

Ky vit shënon edicionin e 17-të të turneut Quai54, i mbajtur në Paris në bazën e Eiffel Tour.

16 skuadra meshkujsh që përbëhen nga lojtarë profesionistë dhe amatorë do të luajnë për një titull.

Tetë ekipe për femra garojnë në një grup të veçantë.

Dhjetë kombe po konkurrojnë në turne.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore