Lajme

Donald Trump do të rikthehet me “TRUTH Social”


Donald Trump ka njoftuar planet për të hapjen e platformës së mediave sociale të quajtur “TRUTH Social”, e cila pritet të dalë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ish-presidenti, i cili u ndalua nga Facebook dhe Twitter në fillim të këtij viti, thotë se qëllimi i tij është të rivalizojë kompanitë e teknologjisë që i kanë “mohuar zërin”.

“Jam i ngazëllyer sepse së shpejti do të filloj të ndaj mendimet e mia dhe do të luftoj kundër teknologjisë së madhe”, tha Trump në një deklaratë.

Lajmi u bë i ditur në një deklaratë për shtyp të mërkurën, në të cilën u lajmërua se platforma do të hapet fillimisht në nëntor për “përdoruesit e ftuar” dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të vendoset në dispozicion për publikun e gjerë.

“TRUTH social” do të jetë produkt i një sipërmarrjeje të re të quajtur Trump Media & Technology Group e cila u krijua përmes një bashkimi me Digital World Acquisition Corp.

Grupi tha se kërkon të bëhet një kompani e listuar publikisht.

Uebfaqja mund të porositet përmes Apple App Store. Ekrani i aplikacionit ka një ngjashmëri me një profil në Twitter.

Emri “TRUTH Social” u markua nga Trump Group Corp në korrik të vitit 2021, sipas regjistrimeve publike.

Në korrik, Trump paditi Facebook, Twitter dhe Google për censurimin ndaj tij. Kompanitë deri më tani kanë mbështetur ndalimet dhe pezullimet e tyre ndaj ish-presidentit, megjithëse Facebook planifikon të rishqyrtojë vendimin e tij brenda dy vjetësh.

“Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, megjithatë presidenti juaj i preferuar amerikan është heshtur”, tha Trump në një deklaratë.

E përditshmja “Guardian” tregon se i ka kërkuar një prononcim kompanisë “Trump Media & Technology Group” mbi sipërmarrjen e re, por nuk morri përgjigje.

Nuk është hera e parë që Trump planifikon një rikthim në mediat sociale. Përpjekjet e tij të mëparshme kanë përfshirë një mjet komunikimi në internet të quajtur “Nga Tavolina e Donald J Trump”, i cili është cilësuar si një “blog i shkëlqyer”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore