Lajme

Dogana: Buxheti i Kosovës u dëmtua me mbi 600 mijë euro nga mashtrimi me derivate


Ilustrim

Dogana e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka zbuluar shmangie taksash nga tri subjekte që operojnë në fushën e tregtisë me derivate të naftës, e të cilat i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej mbi 600 mijë euro.

Sipas njoftimit të Doganës të shtunën, është arritur të zbulohet se këto subjekte kanë liruar në import derivate, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm të mëdha, gjatë tri viteve të fundit.

Për rastin në fjalë dogana ka njoftuar edhe prokurorin kujdestar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar personat përgjegjës të tri subjekteve të përfshira.

“Dogana e Kosovës në saje të aktiviteteve të kontrolleve të orientuara tek fushat me rrezikshmëri të lartë për shmangie të detyrimeve doganore, ka zhvilluar inspektime dhe është në vijim të inspektimeve tjera. Nga ky aktivitet zyrtarët doganor kanë gjetur dyshime për shmangie taksash nga tri subjekte që operojnë në fushën e tregtisë me derivate të naftës. Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar ne dokumente te falsifikuara ndër vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore