Lajme

Dodik s’ia njeh vendimit Schmidt-it për pronat e paluajtshme të entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës


Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik dhe Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar, Christian Schimdt

Pavarësisht se ligji për Pronat e Paluajtshme të entitetit serb të Bosnjës dhe Hercegovinës u anulua nga Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar, Christian Schimdt, anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Millorad Dodik thotë se ligji hyn në fuqi pavarësisht vendimeve të tij.

“Gazeta jonë zyrtare do ta publikojë. Ajo hyn në fuqi”, ka thënë Dodik në RTRS.

Dodik i cili nuk ia njeh autoritetin Christian Schimd-it, dhe që e quan “turist gjerman” Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar, tha se vendimi i tij nuk zbatohet në entitetin serb të Bosnjës, ngase Rusia nuk ia votoi mandatin në Këshillin e Sigurisë në Kombe të Bashkuara.

“Ata do të provojnë ta shtyejnë përmes Zyrës së Prokurorit të BeH-së, por s’do të jetë betejë e lehtë. Unë s’kam ardhur këtu për të bërë qef, siç bëjnë e bëjnë disa nga opozita”, tha mes tjerash ai.

Dodik i cili kërcënon me shpërbërje të shtetit, tha se “Bosnja dhe Hercegovina është eksperiment i pasukesshëm i faktorit ndërkombëtar” dhe se “faktorët ndërkombëtar e dinë këtë”.

Të marten, Schmidt vendosi të shpallë Ligjin për ndalimin e disponimit të pronës shtetërore, i cili anuloi Ligjin për pronën e paluajtshme të “Republika Srpska”-s, që u miratua nga Asambleja Kombëtare e RS më 10 shkurt.

Më 7 prill, presidentja e “Republika Srpska”-s, Zeljka Cvijanoviç, nënshkroi dekretin për shpalljen e këtij ligji.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore