Lajme

Dodik shfrytëzon dështimin e negociatave për shfajësuar veten – “Problemi nuk jam unë, problemi janë boshnjakët”


Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik

Dështimin e negociatave për reformën zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila ka të bëjë me entitetin e Federatës së BeH-së, anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Millorad Dodik, e përdori për të justifikuar veten duke thënë se “ajo tregon se ku është problemi”, teksa shtoi se “problemi nuk e ka emrin Republika Srpska dhe as Millorad Dodik”.

“Vetëm Zheljko Komshiç tani mund të kënaqet me këtë rezultat të negociatave, duke besuar në mënyrë naive se koncepti zgjedhor i rremë i tij ka të ardhme”, ka thënë Dodik për “Srna”.

Lideri i Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Millorad Dodik tha se ndonëse negociatat u bën me ndërmjetësimin e Brukselit dhe administratës amerikane, kjo nuk ishte e mjaftushme të arrihej sukses.

“Është gjithashtu mesazh i rëndësishën për aktorët e brendshëm, por edhe ndërmjetësuesve evropianë, se marrëveshja e vetme reale në BeH është ajo që arrihet pavarësisht atyre që kanë legjitimet politik. Çështja është se si këto negociata do të kishin rezultuar nëse njëra palë, e kam fjalën për atë myslimane [boshnjake], por specifikisht Bakir Izetbegoviçi, nuk do të kishin këmbëngulur në llogaritjen e aktorëve të jashtëm”, ka thënë Millorad Dodik.

Ai tha se dështimi i negociatave për reformën zgjedhore do të sjell krizë edhe më të mëtejshme të skenës politike, derisa, siç tha ai, “pala kroate të jetë e pakënaqur me pozicionin e tyre”.

“Dhe, problemi i një kombi, siç kam thënë edhe më herët, është problemi i të treve”, përfundoi Millorad Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjes dhe Herecegovinës.

Negociatat për Reformën Zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë, dështuan përsëri, pas katër ditësh bisedime intenzive për t’i përafruar palët.

Palët nuk arritën të pajtohet parësisht rreth mënyrës së zgjedhjes së anëtarësisë së Presidencës trepalëshe të BeH-së.

Gjithashtu edhe reforma rreth funskionalitetit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës nuk arriti të merr pëlqimin e negociuesve, ngase një gjë e tillë nënkuptonte reduktimin e pushtetit të Shtëpisë së Popullit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë, Michael Murphy, tha se ishte më e rrugës që të mos kishte fare marrëveshje se sa të arrihej një marrëveshje e dëmshme.

“Bllokada ka pasur për shumë kohë në entitetin e Federatës. Qytetarët shpresojnë për një të ardhme më të mirë në rrugën drejt BE-së. Të gjith liderët na ka thënë se besojnë se do të kenë bërë sado progres, se i kuptojn më mirë pikëpamjet e tyre. Fatkeqësisht, SDA dhe HDZ nuk mundën ta implementojnë këtë marrëveshje”, tha Murphy.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara besojnë qartë se zgjedhjet duhet të mbahen në tetor.

“Ky është ligji i këtij vendi. Nëse ndonjë parti dëshiron të bojkotojë zgjedhjet, do të them se nuk është e mençur. Kjo është kundër interesave të qytetarëve dhe çdo partie”, shtoi Murphy.

Raundi i katër i negociatave dështoi pasi kryetari i Unionit Demokratik të Kroatëve të BeH-së, Dragan Çoviç mohoi çfarëdo mundësie për reduktimnin e fuqive të Shtëpisë së Popullit.

Reduktimi i pushtetit të këtij institucioni, u vendos si parakusht për modelin elektoral të zgjedhjes së anëtarëve të Presidencës së BeH-së.

Raundi i fundit i negociatave u mbajt sot në ndërtesën e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe në një takim me Drejtoreshën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm Angelina Eichhorst dhe ambasadorin e ShBA-së në BeH, Michael Murphy

Aty ishin liderët e gjashtë partive (HDZ, HDZ 1990, SDA, NiP, NES, SBB ) në BeH.

Ata gjithashtu mbajtën disa takime në katër ditët e mëparshme në përpjekje për të harmonizuar qëndrimet e tyre.

Dragan Çoviç, kreu i partisë nacionaliste kroate të Bosnjës, HDZ, me mbështetjen e Kroacisë, po kërkon gjithashtu që vetëm kroatët të lejohen të votojnë për anëtarin kroat të presidencës.

Sipas Kushtetutës së Dejtonit dhe ligjit ekzistues zgjedhor, të dy kroatët dhe boshnjakët në Federatë, një nga dy entitetet që përfshin Bosnjë dhe Hercegovinën (tjetra është Republika Srpska), kanë të drejtë të votojnë për kandidatët boshnjakë dhe kroatë, ndërsa votuesit në Republikë Srpska mund të votojë vetëm për anëtarin serb të presidencës.

Kjo ka çuar, në dy zgjedhjet e fundit presidenciale, në zgjedhjen e një kandidati kroat, jo anëtar i HDZ-së, me mbështetjen e boshnjakëve që kanë një avantazh të konsiderueshëm votues në Federatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore