Lajme

Dodik: Më vjen mirë që Blinken dëgjoi për mua – Putini është lider më i madh në botë


“Më vjen mirë që Blinken dëgjoi për mua”. Kështu ka thënë Kryetari i Republika Srpska, Milorad Dodik, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, theksoi të mërkurën se Dodik, është në rrugën autoritare të presidentin të Rusisë, Vladimir Putin.

“Më vjen mirë që jam në agjendën e tij dhe jam veçanërisht i lumtur që ai mendon se jam aq i shkëlqyer sa mund të më krahasojnë me ( Presidentin rus Vladimir) Putin, i cili është padyshim lideri i një prej vendeve më të mëdha në botë”, raporton mediumi boshnjak Oslobodenje.

Ai tha se Putini është presidenti legjitim i Rusisë, çfarëdo që Blinken mendon për të, duke shtuar se  Blinken është gjithashtu një sekretar legjitim amerikan i shtetit dhe se kjo duhet të njihet.

Të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar në Twitter se sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin.

“Departamenti i Shtetit i përfaqësuar nga ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, shkroi Blinken në Twitter.

Sipas të dhënave të publikuara, ShBA-të kanë investuar në RS hiq më pak se 638 milionë dollarë amerikanë, që nga viti 1995. Këtë informacion e ka prezantuar edhe ambasada amerikane në BeH.

Por, këto nuk i bëjnë përshtypje liderit autoritar të RS, Millorad Dodik, pasi ai pretendon se “ambasada e ShBA-së i ka shkaktuar shumë më tepër dëm Republikës Srpska sesa përfitime nga mjetet financiare që i ka investuar”.

“Ambasada e SHBA-së në Sarajevë mund të shtojë dëmet e bëra në Republikën Srpska nga viti 1995 deri në vitin 2023. Është fare e sigurt se shumë herë tejkalon shumën e deklaruar si ndihmë dhe investim në infrastrukturë. Ne do t’u ishim më mirënjohës nëse nuk do të dhuronin qoftë edhe një dollar dhe nëse do të silleshin politikisht korrekte në Bosnje dhe Hercegovinë”, pati thënë Dodik.

Ndryshe, Republika Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – ka miratuar të enjten e 23 marsit vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me diplomatët amerikanë dhe ata britanikë, kinse për shkak të “aktiviteteve kundër Marrëveshjes së Dejtonit (1995)”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore