Sport

Djokovic hedh poshtë spekullimet dhe konfirmon pjesëmarrjen në Australian Open


Numri një i tenisit botëror, Novak Djokovic, i ka dhënë fund spekullimeve rreth garimit të tij në turneun e tenisit, Australian Open.

Këtë të martë të 4 janarit, 34-vjeçari nga Beogradi ka njoftuar se ai do të jetë i pranishëm në garën hapëse të sezonit Grand Slam.

Të gjitha spekullimet rreth mungesës së Djokovic-it lindën pasi ai zbuloi se nuk kishte kryer asnjë prej vaksinave kundër COVID-19.

Vetë sportisti kohë më parë, theksoi se nuk ishte i sigurtë nesë do të garonte, në turneun që mbahet nga 17-30 janari në Melburn. Kjo edhe për shkak të rregullave të izolimit në Australi.

“Kam kaluar kohë fantastike me të dashurit e mi gjatë pushimeve dhe sot po shkoj në Down Under me një leje të posaçme”, tha serbi në Instagram-in e tij personal.

Organizatorët e Australian Open kishin përcaktuar se të gjithë pjesëmarrësit duhet të vaksinoheshin kundër koronavirusit. Në rast të kundërt do të ishte një panel i pavarur ekspertësh që do të jepte përgjigjen e fundit për ta.

Rreth kësaj çështje, përpara se Djokovic-i të merrte lejen, i ati i tij, Srdjan-i, kishte thënë për një kanal televiziv, se tenisti mund të tërhiqej nga gara dhe se qëndrimi i organizatorëve të Australian Open ishte i barabartë me “shantazh”.

Gjokoviç u tërhoq nga skuadra e Serbisë për Kupën ATP në Sidnei dhe për të u ngritën dyshime të mëtejshme mbi pjesëmarrjen e në Grand Slam-in e parë të vitit.

“Une jam gati të jetoj dhe frymojë me tenisin javët e ardhshme të garës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shtoi Djokovic-i në postimin e tij.

Tenisti është trajnuar në Marbella të Spanjës dhe tashmë është gati për turneun e Australian Open.

Ai ka fituar nënë tituj, në këtë turne, duke qenë rekormend. Ndërsa, në listen e përgjithshme të trofeve numëron 20 të tillë, po aq sa Roger Federer-i dhe Rafael Nadal-i, që plotësojnë treshen më të mirë të të gjitha kohërave në tenis.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore