Sport

Distria siguron medalje, kualifikohet në finale të Grand Slam të Parisit


Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slam, e cila po mbahet në Paris.

Ajo në për të shkuar në finale, mposhti zviceranen, Fabienne Kocher.

Për të arritur në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti me “Waza-ri” xhudisten nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

Ndërsa në ndeshjen e parë e Distrias ishte përballë francezes, Anais Mosdier, të cilën e mposhti pas 1.42 minuta, me “Ippon”.

Distria në finale do të përballet me francezen Amandine Buchard.

Kujtojmë, se vetëm një javë më pare, Distria Krasniqi kishte fituar Medaljen e Artë në Grand Prix të Portugalisë

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore